KRYEFAQJA » LAJME » Çako: Task Forcë për hetimin e pasurive të grupeve kriminale

Çako: Task Forcë për hetimin e pasurive të grupeve kriminale

 

Policia e Shtetit do të ngrejë një Task Forcë e cila do të hetojë grupet kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Lajmi është dhënë nga drejtori i përgjithshëm, i saj Haki Çako gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të policisë. Sipas zoti Çako pasuritë e vendosura nga këto veprimtari kriminale janë investuar në asete si ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj. “Pranë çdo drejtorie Vendore të ngrihet dhe të funksionojë një Task – Forcë për të drejtuar operacionin për sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimatria kriminale. Të shfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe burimet legale, duke shkëmbyer informacion me doganat, QKR, Hipotekat, Aluiznin, si dhe duke marrë edhe informacione në rrugë inteligjente, kjo duke bashkëpunuar ngushtësisht me SHISH, dhe me partnerët për informacionet që ata disponojnë për individë a grupe kriminale që mund të ushtrojnë aktivitetin kriminal edhe në vendet e tyre. Njëkohësisht të bashkëpunohet ngushtësisht me Prokurorinë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit të Parave” spjegoi zoti Çako.
Ndërkaq ngjarja e bujshme e vrasjes së një gjyqtare nga ish bashkëshorti i saj ka risjell edhe një herë vëmëndjen e policisë ndaj dhunës në familje,l e cila sipas zotit Çako duhet të përbëjë një prioritet. “Dhuna në Familje, një vepër penale që tashmë po trajtohet me seriozitet nga ana e Policisë, por ju kërkoj që të rrisni akoma më shumë vëmëndjen në këtë drejtim, duke evidentuar çdo konflikt, çdo ringjallje të konflikteve të mëparshme, duke mbajtur nën vëzhgim personat që kanë tendencë kriminale në këtë drejtim. Pavarësisht punës dhe ngarkesës së jashtëzakonshme që kemi, ky është një tjetër prioritet që duhet të kontribuojmë akoma më shumë, jo vetëm në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit, por edhe në drejtim të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë” tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako.

Sicred