Dy përfaqësuesit e FBI-së që do të asistojnë në luftën kundër krimit të organizuar takuan sot kreun e policisë së Shtetit Haki Çako. Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë Shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale.
