KRYEFAQJA » LAJME » Çako: Shallari vrasësi i Cukut, po zbulojmë motivet!
Çako: Shallari vrasësi i Cukut, po zbulojmë motivet!

Çako: Shallari vrasësi i Cukut, po zbulojmë motivet!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se vrasësi i ish komisarti të policisë Artan Cuku më 8 prill të këtij viti është Mikel Shallari, 24-vjeç, nga Kuçova dhe banues në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur në një konferencë shtypi mesditën e së dielës nga Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako. “Në vlerësim të informacioneve, formave dhe metodave të policisë dhe ato shkencore dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar, më datë 10 qershor 2017, u bë e mundur ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të prokurorit për të dyshuarin e vrasjes së ndodhur më 8/04/2017, ku u vra më armë zjarri shtetasi Artan Cuku, ish-oficer policie” tha zoti Çako. Sipas tij “Roli i Mikel Shallarit në këtë ngjarje është si ekzekutor”, ndërsa “po punohet për arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të ngjarjes”.
Deklaratat e tij u përforcuan edhe nga prokurori i çështjes Enrik Ligori. “Dimë që dora që ka tërhequr këmbëzën është Mikel Shallari. Kush është ideatori i këtij krimi nuk mund ta themi dot. Ne sot dimë ekzekutorin. Ideatorin ende nuk e dimë. Mund të jetë Shallari, mund të jetë dikush tjetër. Ne po hetojmë” tha prokurori Ligori.
Menjëherë pas lajmit të ndalimit të vrasësit të ish komisarit Artan Cuku Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit. Ai kam shprehur edhe mbështetjen e fuqishme për policinë në rritjen e kontrollit mbi territorin, luftës kundër trafiqeve, dhe pastrimin e radhëve të saj nga të inkriminuarit dhe personat e përfshirë në veprimtari kriminale.

Sicred