KRYEFAQJA » LAJME » Çako mbledh shefat e policisë, jep porositë e fundit për grupet kriminale

Çako mbledh shefat e policisë, jep porositë e fundit për grupet kriminale

Të gjitha grupet kriminale, të cilat janë evidentuar nga vetë Drejtoritë Vendore të Policisë, duhet të bëhen objekt i punës për goditjen e tyre. Gjithashtu do të bëhen objekt i punës dhe hetimi i pasurive dhe aseteve kriminale. “Për këtë qëllim do të hartohet një plan masash i ngjashëm me atë të kultivimit të bimëve narkotike ku do të parashikohen një sërë detyrash si kontrolli me përgjegjësi i gjithë territorit. Për këtë kontroll përgjegjësit kryesore do të jenë punonjësit e policisë, patrulla e përgjithshme, ndihmës specialisti i policimit në komunitet, specialisti për hetimin e krimeve. Edhe në këtë rast qëndrimi në punë do të vlerësohet nga kontrolli mbi këtë territor dhe në rastin më të keq edhe marrja në përgjegjësi penale. Kjo përgjegjësi do të jetë edhe për zinxhirin komandues. Çako tha se për disa vepra penale kundër mjedisit si: prerja e paligjshme e pyjeve, drurëve frutore, peshkimi i ndaluar, shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe mjedisit, ndotja e ujërave etj., apo vjedhja e energjisë elektrike ka një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e tyre. “Vihet re një neglizhencë në evidentimin, hetimin dhe goditjen e fenomenit të veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës të tilla si ndërtimet e paligjshme, pushtimet e tokës, pronës si publike dhe private, ambienteve publike etj ”.

Sicred