KRYEFAQJA » LAJME » Cahill i jep lamtumirën kombëtares

Cahill i jep lamtumirën kombëtares

Tim Cahill, lojtari më i mirë australian i të gjitha kohërave, u tërhoq nga kombëtarja të martën, duke i dhënë fund një karriere të shkëlqyer që e bëri pjesëmarrës në katër Kupa të Botës. 38-vjeçari, i cili shënoi 50 gola ndërkombëtare në 107 paraqitje, luajti për Australinë për herë të fundit në ndeshjen e fundit të grupit kundër Perusë në Kupën e Botës në Rusi. “Sot është dita që unë zyrtarisht i kam varur këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës time me kombëtaren” – tha Cahill. – “Asnjë fjalë nuk mund të përshkruajë atë se çfarë kam përjetuar duke përfaqësuar vendin tim. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë gjithë viteve që kam veshur bluzën e kombëtares”. Ish-sulmuesi i Evertonit, nuk ka thënë asgjë nëse ai do të vazhdojë të luajë futboll në ndonjë klub apo jo. Cahill, i lindur në Sydney në një nënë Samoane, filloi karrierën e tij ndërkombëtare duke luajtur për Samoan Perëndimore nën 20 vjeç dhe vetëm në 2004 u bë pjesë e kombëtares australiane. Dy vjet më vonë në Gjermani, ai u bë i pari australian që shënon në Kupën e Botës, madje në dy turne të mëtejshëm në 2010 dhe 2014.

Sicred