KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Hoteli i parë me 5 yje dhe pasaportë gold në Shqipëri

Hoteli i parë me 5 yje dhe pasaportë gold në Shqipëri

Shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë një hotel me 5 yje dhe me emër brandi nderkombetar Hyatt. Ai është një nga brandet më të njohura në botë për menaxhimin në fushën e hotelerisë. Ky hotel do të jetë në Shqipëri me standartet më të larta të hotelerisë falë bashkëpunimit të këtij brandi me “Kastrati grup” si dhe do të ketë edhe pasaportën gold. Ministri i turizmit Bledi Klosi theksoi se emra kaq të njohur janë reklama me e mirë për turizmin në Shqipëri. “Steka apo liga në të cilat standartet e turizmit shqiptar janë vendosur, është një formë shumë e mirë për të gjetur gjithë tregun e zhvillimit të turizmit në vendin tonë” tha ministri Klosi.
Për Ajama Takuja , zv.president i Hyatt Hotels, “Ne si kompani firmosur shumë kontrata gjatë vitit, por që të kemi mundësi të jemi në një vend kaq unik si Shqipëria është një rast i veçantë. Ky është një vend me natyrë madhështore, me një bregdet të pa prekur dhe një trashëgimi kultorore unike. Në emër të kompanise Hajat ju premtoj se së bashku do të bëjmë një histori suksesi” tha ai.
Për kryeministrin shqiptar Edi Rama mbëshetja e hoteleve me 5 yje, me politikën tonë të re të incentivave domethënës dhe shumë konkurues në të gjithë rajonin është pjesë e rritjes së kësaj strategjie në funksion të rritjes ekonomike dhe të punësimit në Shqipëri.

Sicred