KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Indi, 61 viktima nga stuhitë e rërës
Indi, 61 viktima nga stuhitë e erës

Indi, 61 viktima nga stuhitë e rërës

Të paktën 61 persona kanë humbur jetën që nga mbrëmja e djeshme si pasojë e stuhive të pluhurit që kanë goditur katër shtete në Indi. Erërat me shpejtësi të lartë dhe vetëtimat kanë shkatërruar shumë fshatra, duke rrafshuar shtëpitë dhe duke lënduar dhjetra persona. 38 persona humbën jetën vetëm në shtetin verior të Utar Pradeshit. Më shumë se 70 viktima si pasojë e këtyre stuhive janë regjistruar në këtë shtet që nga fillimi i muajit maj. Zyrtarët indianë bënë të ditur se numri i viktimave pritet të rritet. Të katër shtetet indiane janë në alarm ndërsa njoftohet se stuhitë do të vijojë edhe për disa ditë të tjera.

Sicred