KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » “Rruga e Kombit” nisin konsultimet për tarifat
"Rruga e Kombit" nisin konsultimet për tarifat

“Rruga e Kombit” nisin konsultimet për tarifat

Qeveria shqiptare ka nisur konsultimet me komunitetet në Qarkun e Kukësit për zbatimin e kontratës konçesionare të mirëmbajtjes së rrugës Milot-Morinë, pas trazirave të dhunshme në “Rrugën e Kombit”. Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli zhvilloi një bashkëbisedim me banorë në qytetin e Tropojës. “Besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që nga njëra anë tarifa të paguhet por nga ana tjetër, njerëzit pra grupet e ndryshme të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë” u shpreh zoti Shkreli. Banorët e Qarkut të Kukësit, por edhe më gjerë kanë kundërshtuar tarifat e vendosura në “Rrugën e Kombit” duke i cilësuar si mjaftë të larta. Pas trazirave qeveria pranoi të rishikonte tarifat dhe se  si do të lehtësojë banorët e Qarkut të Kukësit më i varfëri në vend.

Sicred