KRYEFAQJA » LAJME » Kuvendi i Kosovës, shtyhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi
Kuvendi i Kosovës, shtyhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës, shtyhet ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi

Kuvendi i Kosovës ka shtyrë për të mërkurën e ardhshme seancën e tij të jashtëzakonshme ku parashikohej votimi i ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Shkak u bë mos sigurimi i votave të nevojshmes. Ka patur replika të ashpra  mes kryeministrit Haradinaj dhe krerëve të disa grupeve parlamentare. Deputetët e LDK-së kishin kërkuar që në seancën e sotme të mos ishte pjesë e votimit raporti i komisionit shtetëror për kufirin me Malin e Zi, por vetëm deklarata e përbashkët e presidentit Hashim Thaci dhe Atij të malit të zi Filip Vujanovic. Një gjë e tillë, bëri që kryeministri Ramush Haradinaj të reagonte ashpër nga foltorja e kuvendit. Deklaratave të kryeministrit Haradinaj iu kundërpërgjigj kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti.  Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar se nëse marrëveshja nuk ratifikohet me dy të tretat e deputetëve prezent në sallë, Kuvendi i Kosovës nuk mund ta kthejë në seancë këtë atë për 90 ditë, duke paralajmëruar se nga vonesa humbin qytetarët e Kosovës. Ratifkimi i marrëveshjes së Kosovës me Malin e Zi është kusht që BE të liberalizojë vizat me Kosovën.
Ndërkohë, jashtë selisë së kuvendit u zhvillua një protestë kundër kundërshtarëve të demarkacionit, ku Albin Kurti  kreu i Vetëvendosjes, e cila është kundër ratifikimit të marrëveshjes, u gjuajt me vezë nga një protestues, i cili u vu nën prangat e policisë.

Sicred