KRYEFAQJA » LAJME » Bylisi-Mungesa e investimeve redukton numrin e vizitorëve

Bylisi-Mungesa e investimeve redukton numrin e vizitorëve

Sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në Krahun e djathtë të rrugës, të bie në sy një varg kodrash të larta, ku dhe shtrihet qyteti antik i Bylisit, një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e shqipërisë. Për mungesë të infrastrukturës së rrugës, ai ka mbetur edhe jashtë vëmendjes së vizitorëve edhe pse nga numri i monumenteve të gërmuara dhe nga gjendja e ruajtjes së tyre zë vendin e parë. Teatri i bylysit është një monumentet më të mëdhaja të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të para lindjes së krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qënë një nga veprat më të mëdhaja të kohës. Drejtori i parkut arkeologjik të Bylisit Nexhmi Sula ka kërkuar më shumë investime për Bylisin. Sot Bylisit, i cili konsiderohet si qytet autokton ilir, përbën një nga qendrat antike më të rëndësishme të vendit tonë me 21 monumente të periudhes helenistike, romake dhe antikitetit të vonë.

Sicred