KRYEFAQJA » LAJME » Bylis-Pogradeci, sot (14:00), drejtpërdrejt në RTSH
Sopoti-Bylis, Bylis-Pogradeci, sot 14:00, drejtpërdrejt në RTSH

Bylis-Pogradeci, sot (14:00), drejtpërdrejt në RTSH

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan sot ndeshjen e parë të javës së tij të 6-të dhe sfida që do të vijë drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, është ajo midis Bylisit dhe Pogradecit. Kjo ndeshje, që nis në ora 14:00, luhet në Stadiumin “Adush Noga” të Ballshit dhe është e vlefshme për grupin B, ajo grupin e Jugut. Vendasit vijnë në sfidën e sotme si skuadra e vetme që po mundohet të sfidojë supremacinë e Tiranës, teksa ballshiotët mbajnë vendin e dytë, me 11 pikë, 4 më pak sesa bardheblutë kryesues. Megjithatë, ashtu si Tirana, edhe Bylisi nuk e njeh humbjen në këto 5 javë të para, por, përkundër 5 fitoreve radhazi të bardhebluve, ballshiotët kanë lëshuar pikë në dy barazime. Për këtë arsye, Bylisi do të kërkojë sot fitoren përballë pogradecarëve që mbajnë vendin e 8-të të renditjes së grupit B, me 5 pikë të marrë në po aq ndeshje. Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të vijë edhe të shtunën në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, me transmetimin e një tjetër sfide të vlefshme për grupin B. Bëhet fjalë për ndeshjen e orës 14:00, midis Tomorit dhe Tiranës, që do të luhet në stadiumin e Beratit. Ndërkohë që bardheblutë kryeqytetas kryesojnë me pikë të plota, 15, pas 5 javësh, beratasit ndajnë vendin e 3-të dhe të 4-t, me Apoloninë, me nga 8 pikë.

Sicred