KRYEFAQJA » LAJME » By Passi në Fier, banorët kërkojnë dëmshpërblim të pronës

By Passi në Fier, banorët kërkojnë dëmshpërblim të pronës

Një tjetër protestë, është zhvilluar sot në Dërmenas të Fierit. Disa dhjetra familje të këtij fshati, pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer për tokat e tyre, të cilat janë zënë nga ndërtimi i By Passit të Fierit. Sipas banorëve, prej fillimit të punimeve të këtij By Passi, dhe deri më sot qeveria Shqiptare, nuk ka kthyer asnjë përgjigje për kompensimin në vlerë monetare të tokave, që sot janë mbuluar nga traseja e By Passit. Këtë pretendim e ngrenë 75 familje, të cilat paralajmëruan pershkallëzim të protestës.

Sicred