KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Buxheti 2018 kalon nen për nen në komisionin e ligjeve

Buxheti 2018 kalon nen për nen në komisionin e ligjeve

Mes debatesh, komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen projekt buxhetin e vitit 2018, vetëm me votat e mazhorancës. Në linjën e deklaratave partiake, deputeti demokrat Eduard Halimi, ka deklaruar se buxheti i krimit në Shqipëri është më i madh se ai i qytetarëve. “Buxheti i shtetit është 3.4 miliard euro dhe kam ktu një reportazh të BBC. Sipas këtij reportazhi gjiroja vjetore e mafjas në shqipëri është 5 miliard euro” tha Eduart Halimi. Deputeti socialist Bashkim Fino ka bërë një përmbledhje të buxhetit duke sqaruar se miratohet shtesa në buxhetin e Presidencës me 30 milionë lekë por nuk miratohen punonjës shtesë për Prokurorinë. Gjithashtu 2 milionë lekë shtesë për Avokatin e Popullit, 8 punonjës dhe 11 mln lekë shtesë për Gjykatën Kushtetuese, 4 milionë lekë për ILDKP-në, hapjes së dosjeve 30 milionë lekë për godinën, shkolla e magjistraturës 4 punonjës shtesë dhe 24 milionë lekë si dhe Komisioni i pavarur i kualifikimit 15 milionë lekë shtesë.

Sicred