KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Buxheti 2018, Basha akuzon Ramën për pastrim parash

Buxheti 2018, Basha akuzon Ramën për pastrim parash

Kryetari i Partisë Demokratike ka lëshuar sot akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama, për pastrim të parave të pista, të përfituara nga trafiqet e paligjshme. Zoti Basha tha se përmes buxhetit të shtetit 2018-të, kryeministri Rama ka parashikuar pastrimin e parave kryesisht në ndërtim si edhe në projektin e koncensioneve. Nga selia blu, kreu demokrat i bën apel prokurorise shqiptare dhe jo vetëm, të administrojnë këtë projekt, si prove të implikimit të tij.
Kreu i PD sjell për mediat edhe mekanizmin që sipas tij do të përdoret për pastrimin e parave, kryesisht në fushën e ndërtimit. Sipas zotit Basha edhe projekti i konçensioneve do të përdoret me po të njëjtin qëllim, po këtë rast duke përdorur asetet publike.
Kreu i PD i bëri këto deklarata në përfundim të mbledhjes se grupit parlamentar zhvilluar me dyer të mbylluara, ku u diskutua mbi projekt buxhetin 2018-te. Vota e demokratëve sigurisht që do të jetë kundër tha Basha, ndërkohë që opozita sipas tij e mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, nuk do të lejojnë zbatimin e projekteve të Ramës për pastrimin e parave të drogës, qoftë në ndërtim, koncensione, apo në turizëm.

Sicred