KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Butoni bërthamor, Tramp replikon me Kim Jong Un
Butoni bërthamor, Tramp replikon me Kim Jong Un

Butoni bërthamor, Tramp replikon me Kim Jong Un

Presidenti amerikan Donald Trump thotë se butoni i tij bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior Kim Jong Un. Postimi i tij në Twitter është kontributi më i fundit në përplasjen që po merr gjithnjë e më shumë tone personale mes liderëve të armatosur me armë bërthamore.
Gjatë fjalimit të tij vjetor me rastin e Vitit të Ri, Kim Jong Un ka tërhequr vërejtjen për atë që ai e ka quajtur “buton bërthamor” në tavolinën e tij dhe armatim, për të cilin ai pretendoi se mund të arrijë çdokund në Shtetet e Bashkuara. Por tha se ai do ta përdorte atë vetëm nëse siguria e Phenianit është e kërcënuar. Përtej kërcënimit për SHBA-të, në fjalimin e tij të vitit të ri, Kim Jong-un habiti shumëkënd kur tha se ishte i hapur për dialog me Korenë e Jugut dhe se do të dërgonte një delegacion në Olimpiadën Dimërore që mbahet në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm.
Sot, Seuli tha se Koreja e Veriut do të rikthejë edhe linjën pa pagesë ndër-koreane, duke hapur kështu një kanal për një dialog që mund të çonte edhe në një takim të mundshëm.

Sicred