KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Bushpepa: ” Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Evropë!”
Bushpepa: " Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Evropë!"

Bushpepa: ” Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Evropë!”

Ylli i rokut shqiptar Eugent Bushpepa, i cili përfaqësoi Shqipërinë javën e kaluar në Eurosong me këngën “Mall”, me një fjalor të zgjedhur ka falenderuar gjithë mbështetësit e tij. “Nuk gjej fjalë që të përshkruaj ndjesinë që kam, për dashurinë, përkrahjen dhe komentet e ngrohta që më keni dhënë! Shumë faleminderit Shqipëri! Shumë faleminderit Evropë!” shkruan Bushpepa në rrjetet sociale.
Me këngën e tij “Mall” Bushpepa ngriti lart ndjenjat kombëtare të shqiptarëve, te cilat u shumëfishuan me prezencën e përfaqësueses së Qipros shqiptaren Eleni Furera që u rradhit e dyta dhe shqiptarit tjetër Ermal Meta që përfaqësoi Italinë dhe fitoi vendin e pestë. Bushpepa mori në emër të Shqipërisë 184 pikë duke u radhitur i 11-ti në 43 vende pjesmarrëse si dhe shumë vlerësime nga kritika muzikore.

Sicred