KRYEFAQJA » LAJME » Bushi: Synojmë fitoren ndaj Irlandës

Bushi: Synojmë fitoren ndaj Irlandës

Kombëtarja shqiptare U21 përgatitet për ndeshjen e radhës eliminatore të Evropianit 2019. Trajneri Alban Bushi ka prezantuar listën e futbollistëve të grumbulluar, në të cilën nuk ka shumë ndryshime emra futbollistësh. 21 vjeçarët kuqezinj janë mundur 1-0 nga Irlanda e Veriut në ndeshjen e parë të zhvilluar atje. Bushi shpreson që në sfidën e kthimit të vijë edhe rezultati pozitiv. Por për të arritur fitoren duhet patjetër që të shënojnë, gjë që ka munguar kohët e fundit në kombëtaren tonë U21. Për sfidën nda Irlandës së Veriut do të mungojë Durmishaj, një nga sulmuesit tanë kryesorë. Klubi Panionios ka njoftuar se futbollisti është dëmtuar dhe duhet t’i nënshtrohet operacionit në menisk. Nëse fitojnë ndaj Irlandës, futbollistët tanë mund të kenë shpresë për të arritur vendin e dytë në grup. Megjithëse objektivi për kombëtaren tonë u21 nuk kanë qene vendet e par të grupit por ndeshjet njëra pas tjetrës është shprehut Alban Bushi. Ndeshja Shqipëri-Irlandë e Veriut do të luhet në 10 nëntor. Ndërkohë që më 14 nëntor Alban Bushi do të zhvillojë një miqësore Gjeorgji-Shqipëri me kombëtaren U20. Kjo do t’i shërbejë për parë futbollistët e rinj të cilët mund të jenë më pas pjesë e kombëtares U21.

Sicred