KRYEFAQJA » LAJME » Bushi: Ndaj Islandës dua sërish fitoren

Bushi: Ndaj Islandës dua sërish fitoren

Kombëtarja shqiptare U21 do të luajë ndeshjen e radhës të vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian. Trajneri i kuqezinjve nën 21 vjeç, Alban Bushi ka publikuar listën e 23 futbollistëve të grumbulluar për sfidën me Islandisën. Midis tyre, mungon Ndoi, i cili është grumbulluar në kombëtaren A, të drejtuar nga Kristian Panuçi.

Në Elbasan Arena në datën 10 tetor, përballë kuqezinjve nën 21 vjeç do të jetë Islanda, një kundërshtar, të cilin skuadra e Bushit e ka mundur në ndeshjen e mëparshme.

Trajneri i kombëtares shqiptare U21 dhe stafi i tij kanë nën vëzhgim rreth 70 lojtarë që luajnë në skuadra të ndryshme në Evropë. Midis tyre, për ndeshjen me Islandën, ai ka zgjedhur këta 23 futbollistë që kanë qenë në formën më të mirë.

Shumë shpejt, në ekipin shqiptar të nën 21 vjeçarëve do të vijnë dy futbollistë të rinj.

Shqipëria U21 ndodhet në grupin e dytë eliminator të evropianit të kësaj moshe sëbashku me Sllovakinë, Irlandën e Veriut, Spanjën, Estoninë dhe Islandën.

Sicred