KRYEFAQJA » LAJME » Bushati takim me Mogerinin: “Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euroatlantike”

Bushati takim me Mogerinin: “Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euroatlantike”

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka deklaruar se siguria e rajonit të Ballkanit dhe proceset demokratike shtetkonsoliduese, duhet te vijojë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Zoti Bushati e bëri këtë këtë deklaratë përmes një statusi në rrjetin social Fejsbuk, duke ju referuar takimit me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politiken e Jashtme dhe te Sigurise Federika Mogerini, në kuadër të ministerialit të Mesdheut në Barcelonë. “Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtetkonsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë”, shkruan Ministri i jashtëm shqiptar. “Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euroatlantike”, siguron në përfundim ministri Bushati.

Sicred