KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bushati: Shqipëria pret që në muajin prill KE të japë rekomandimin e tij për çeljen e negociatave
Këshilli Kombëtar i Integrimit

Bushati: Shqipëria pret që në muajin prill KE të japë rekomandimin e tij për çeljen e negociatave

Për Ministrin Ditmir Bushati, çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është çështje ditësh. Në Këshillin Kombëtar të Integrimit Bushati u shpreh se Shqipëria pret që në muajin prill KE të japë rekomandimin e tij për çeljen e negociatave. “Mbetemi me shpresë që në prill komisioni do të rekomandojë nisjen e këtij procesi bazuar mbi logjikën e rekomandimit të 2016. Besojmë që KE do të përshkruajë reformat në dy vitet e fundit” tha ministri i jashtëm.

Por ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, tha se çelja e negociatave nuk do të vijë si një dhuratë, por sipas saj do të jetë një instrument për të ecur më tej. “Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Muajt në vijim do të jenë intensiv për Shqipërinë. Në momentin që këshilli vendos që bisedimet të vazhdojmë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, por janë një instrument”, tha zonja Vllahutin.

Ndërsa opozita e pranishme në këtë këshill vuri në dukje të tjera pikëpamje. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku foli shkurt duke thënë se: “Qeveria ka bërë regres në procesin e integrimit.”

Sicred