KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Procesi i anëtarësimit në BE do të jetë më imponues dhe më kërkues
Bushati: Procesi i anëtarësimit në BE do të jetë më imponues dhe më kërkues

Bushati: Procesi i anëtarësimit në BE do të jetë më imponues dhe më kërkues

Shqipëria pret që në muajin prill, Komisioni Europian të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Deklarata është bërë nga ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në Akademinë e Integrimit Europian. “Strategjia e zgjerimit është një hap pozitiv edhe sa i përket vlerësimit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë individuale. Besojmë që në prill, Komisioni Europian do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë, bazuar dhe në rekomandimin e 2016” tha zoti Bushati.
Ai paralajmëroi se procesi i fillimit për anëtarësim për në BE do të jetë një proces edhe më imponues, edhe më kërkues. “Qeveria e ka të domosdoshme, sidomos në procesin e anëtarësimit të BE për të ndërtuar kanale të qartë komunikimi dhe konsultimi me aktorë të shoqërisë civile. Nuk është se do të negociojmë diçka me BE-në, thjesht do të duhet të negociojmë afatet brenda të cilave marrim përsipër për të zbatuar të drejta dhe detyrime të caktuara. Procesi është i njëkahshëm sa i përket detyrimeve që duhen respektuar në praktikë dhe përmbushjes së këtyre standardeve” paralajmëroi ai.