KRYEFAQJA » LAJME » Bushati pret të enjten Kocias në Tiranë
Tiranë, pritet takimi Bushati - Kocias
Foto arkivi

Bushati pret të enjten Kocias në Tiranë

Ministri i jashtëm grek Nikos Kocias do të takohet të enjten në Tiranë me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati. Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Europën dhe punët e jashtme një ditë pasi u bë publik në media, por pa burime. Takimi parashikohet të mbahet në mesditë dhe protokolli nuk parashikon konferencë për shtyp, por vetëm një njoftim pas mbajtjes së tij.
10 ditë më parë në Shqipëri përfunduan procedurat që i hapin rrugë filimit të bisedimeve mes zyrtarëve dhe ekspertëve të  të dy vendeve, çka do të thotë një mundësi teknike drejt arritjes së marrëveshjeve të paralajmëruara. Praktikisht, Shqipëria po pret për 3 javë rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve, nga ku duhet të vërtetojë vullnet edhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve me fqinjët si dhe 6 vendet e Ballkanit.

Sicred