KRYEFAQJA » LAJME » Bushati : Presidenti jep autorizimin, ministri i jashtëm plotfuqishmërinë!
Bushati : Presidenti jep autorizimin, ministri i jashtëm plotfuqishmërinë!

Bushati : Presidenti jep autorizimin, ministri i jashtëm plotfuqishmërinë!

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati dha garanci se marrëveshja e re me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo e 2009. “Çdo marrëveshje e re me Greqine për delimitimin e detit, ne jemi plotësisht të bindur që do të kemi një marrëveshje me të mirë, më të drejtë dhe të zbatueshme nga të dyja palët” tha zoti Bushati të mërkurën para Komisioni të Jshtëm parlamentar. Zoti Bushati hodhi me shumë dritë rreth debatit për dhënien e plotfuqishmërisë për ekipin që do të zhvillojë bisedime me Greqinë. “Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur presidentit ku janë të përcaktuara shumë qartë, objekti, titulli, relacioni, ekipi negociator si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti do të japë autorizimin për këtë gjë në aktin e plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të parashtrohen këto çështje” tha ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Sicred