KRYEFAQJA » LAJME » Bushati për RTSH: Nuk pritet veto e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Bushati për RTSH: Nuk pritet veto e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE

Nga Nju Jorku ku ndodhet për javën e OKB-së, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, shprehu besimin se Greqia nuk do të kushtëzojë integrimin e Shqipërisë në BE. “Nuk pritet veto e Greqisë përsa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”. Ndërsa sa i takon deklaratës së presidentit të KE Zhan Klod Junker, ministri Bushati u shpre se ai e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe se Shqipëria po përmbush detyrimet e saj për integrimin europian.
“Kemi një rekomandim nga ana e Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, i shoqëruar me disa elementë që kanë të bëjnë me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe besojmë se brenda fundvitit do të kemi rezultate të prekshme nga zbatimi i ligjit të vetingut dhe elementet e tjerë që kanë lidhje me Reformën në Drejtësi. Po intensifikohet puna për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe po punojmë për të konsoliduar ato arritje që ka evidentuar Komisini Europian në disa raporte. Kjo në mënyrë që në një afat kohor gjashtë, apo 12 muaj ne të kemi një perspektivë të qartë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE” tha për RTSH zoti Bushati.
I pyetur mbi kontaktet me diplomacinë greke dhe situatën aktuale të marrëdhënieve mes dy vendeve zoti Bushati tha: “Kemi rënë dakord me homologun grek për ta ngritur dialogun politik në një nivel më të lartë dhe për të përfituar nga puna e mirë që është bërë nga ekspertët tanë të të dy vendeve, për të shikuar ksisoj rrugët e zgjidhjes për një pjesë të mirë të çështjeve pCr të cilat ka kohë që diskutohet, komunikohet, konsultohet mes palëve”.
Pyetjes se a shikohet e mundur një veto nga ana e Greqisë në proçesin e interimit të vendit në BE, zoti Bushati u përgjigj: “Nuk besoj se është në interesin e Greqisë, një fqinji të mirë dhe strategjik siç unë e quaj dhe siç e konsideron Greqinë programi i qeverisë Rama, për të vendosur kushte, apo imponuar një vendi siç është rasti i Shqipërisë. Nga ana tjetër kjo nuk na pengon, për të qenë realist, për të identifikuar të gjithë problematikën, për të zgjidhur këtë problematikë në përputhje merregullat ndërkombëtare dhe frymën evropiane dhe për ta fokusuar në çëshjtje më strategjike, kryeisht të zhvillimit ekonomik, të fushës së energjisë ku Shqipëria dhe Greqia janë pjesë dhe përfituese të disa prej rrugëve kryesore energjitike që po zhvillohen dhe do të ndërtohen në të ardhmen e afërt në hapsirën europiane.

Sicred