KRYEFAQJA » LAJME » Bushati për EUROAKTIV: Shqipëria do të fillojë negociatat e pranimit për t’u ankoruar më mirë me BE
Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë së Edi Ramës, që përfshiu në bisedime me fqinjin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës. Nacionalizëm për tepsi”, u shpreh Bushati.

Bushati për EUROAKTIV: Shqipëria do të fillojë negociatat e pranimit për t’u ankoruar më mirë me BE

Vendimi europian që do të duhet marrë në qershor Këshilli i Europës për Shqipërinë e ka ekspozuar vendin dhe diplomacinë e tij jo vetëm në kancelaritë dhe organizmat, por edhe media. Mediat europiane të Brukselit citojnë ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në kontekstin e interesit të ripërtërirë europian në rajon të lidhur me përparimin gjatë vitit të kaluar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me fqinjët dhe axhendën për reforma përkundrejt shqetësimeve në lidhje me interesin në rritje të vendeve joanëtare të BE-së për të fituar një terren atje, si Rusia dhe Kina, që u luhat së fundmi nga deklarimet e presidenti francez.
I pyetur nga EUROACTIV për këtë situatë ministri shqiptar Bushati bëri të qartë se vendi i tij i kuptoi problemet e bllokut veri – jug të Europës, por donte të fillonte negociatat e pranimit për t’u ankoruar më mirë me BE. Por nga ana tjetër ministri shqiptar u tha mediave europiane se “Ne nuk kemi parë deklaratat e Macron-it si përjashtim domosdoshmërisht të Ballkanit Perëndimor nga hyrja në BE”. Në një situatë krahasuese procesesh ministri Bushati është shprehur i bindur për ta arritur anëtarësimin referuar reformës në drejtësi ku programi i Shqipërisë për verifikimin e gjyqtarëve ishte më i avancuar se në Serbi dhe Mal të Zi. “Ne jemi duke bërë diçka që shtetet anëtare nuk po bëjnë. Reforma, e cila gëzon mbështetje popullore, është pozitive për mjedisin ekonomik dhe siç tha Komisioni, është precedent për vendet e tjera në rajon” tha zoti Bushati.
Duke kujtuar gjithashtu se reforma nuk ishte e lehtë, pasi vendi duhet të ndryshojë një të tretën e kushtetutës së tij, Shqipëria po shkon përtej asaj që po ndodh në vendet anëtare të BE. Situata në rajon e parë pozitivisht me përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe si dhe shtrirja progresive dhe e plotë me politikat e BE-së, qëndron po ashtu vepruese në fizionominë vlerësuese diplomatike si shqiptare ashtu edhe europiane. “Ne nuk e shohim Rusinë si një kërcënim në vetvete, por sigurisht që jemi të shqetësuar nga aktivitetet shkatërruese për ndërtimin demokratik të shtetit në rajon. Kur flasim për Ballkanin Perëndimor, Rusia ka qenë tradicionalisht atje. Dhe nuk është vetëm Rusia, ka aktorë të tjerë ” tha zoti Bushati.
Përmes ministrit të jashtëm Shqipëria deklarohet optimiste e kujdesshme përkundrejt një mundësie që vendi rrezikon të jetë peng i mosmarrëveshjes së emrit të Maqedonisë. “Unë shpresoj se të dy fqinjët, Greqia dhe Maqedonia do të jenë në gjendje të vendosin marrëdhënien e tyre në bazë të qëndrueshme dhe se mund të ketë edhe një seri veprimesh dhe zgjidhjesh mbi çështjen e emrit dhe aspekte të tjera që lidhen me këtë proces, që mund të shkojë përtej Këshillit të Qershorit” tha ministri i jashtëm shqiptar.
I pyetur për skepticizmin e disa shteteve anëtare lidhur me zgjerimin e ardhshëm të BE, zoti Bushati kujtoi se disa anëtarë të BE kishin shqetësime rreth çështjeve që “ndonjëherë shkojnë përtej fushëveprimit të procesit të pranimit”, duke nënkuptuar se ata ushtrojnë presion mbi BE për arritjen e qëllimeve kombëtare. Ministri i jashtëm shqiptar e sheh Samitin e afërm të Sofies si një gur prove jo thjeshtë politik, por të lidhur me perspektivën financiare që do të dojë të japë BE. “Takimi i Sofjes mund të adresojë hendekun mes vendeve anëtare dhe jo-anëtare, sepse shtetet anëtare, si Bullgaria apo Greqia, kanë qasje në fondet strukturore dhe jo-anëtarët duhet të mbështeten në buxhetin e shtetit, duke ditur se në Ballkani Perëndimor hapësira fiskale është shumë e ngushtë. Samiti i Sofies duhet të përgatisë terrenin për buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE. Nëse nuk ka korrelacion midis vizionit politik dhe programit buxhetor, zgjerimi nuk mund të ndodhë” u shpreh ministri Busahti.
I pyetur për de-radikalizmin islam në Ballkan, ministri i jashtëm shqiptar Bushati tha se përvoja e vendit të tij ishte “krejt unike” dhe se ai mori vlerësimin nga BE-ja dhe SHBA-ja. Ai shpjegoi se përvoja u bazua në kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe zvogëlimin e këtij fenomeni me metoda të buta, dialog me udhëheqësit fetarë, futjen në programet e reja në sistemin arsimor.
Pyetja më e madhe është rreth çështjes së të rikthyerve, tha ai, duke shtuar se kjo ishte një çështje që kërkon një program të mirë-projektuar, duke i bërë thirrje BE-së të sigurojë mbështetje për të gjitha vendet e prekura nga ky fenomen”.

Sicred