KRYEFAQJA » LAJME » Bushati në Uashington: Integrimi mbetet një sfidë për vetë rajonin e Ballkanit

Bushati në Uashington: Integrimi mbetet një sfidë për vetë rajonin e Ballkanit

SHBA dhe BE shohin të nevojshme një politikë të ripërtërirë dhe në partneritet, për të garantuar përparimin e Ballkanit Perëndimor në proceset integruese euroatlantike, pasi sipas tyre prespektiva e këtij procesi është në rrezik. Kjo situatë mori vëmendjen e një konference të posaçme në Ushaington, ku mbi 100 liderë rajonalë e vendimmarrës nga të dyja anët e Atlantikut, u shprehen për nevojën e gjenerimit të ideve dhe politikave të reja që duhen ndjekur në rastin e rajonit të Ballkanit. Në këtë kuadër edhe nxitja e mbështetjes për një politikë të ripërtërirë të Shteteve të Bashkuara në Ballkan në partneritet me Bashkimin Evropian.
Për ministrin shqiptar të punëve të jashtme Ditmir Bushati, pjesëmarrës në këtë konference integrimi mbetet së pari një sfidë për vetë rajonin tonë. “Kjo vëmendje e shtuar bëhet edhe më e domosdoshme po të merret në konsideratë se rajoni ynë, i cili ende nuk është i shëruar nga reminishencat nacionaliste të së kaluarës, është lehtësisht i ekspozueshëm dhe i kanosur nga influenca e aktorëve të tretë, por edhe nga terrorizmi,radikalizmi dhe luftëtaret e huaj të angazhuar në konfliktin në Siri” tha zoti Bushati. Sipas tij në rastin e Ballkanit Perendimor, ende sot është e vështirë të flitet për një rajon të vërtetë, në kushtet kur vetë vendet e tij, janë pozicionuar në qëndrime jo koherente ndaj integrimit në institucionet të caktuara euroatlantike.

Sicred