Për Ministrin e jashtëm Ditmir Bushati Ligji i Vettingut është çelësi që i hap udhë të plotë proçesit të anëtarësimit për në bashkimin Europian. Ai akuzoi opozitën se është bërë palë me gjyqtarët e frikësuar nga reforma në drejtësi.
Deklarata e Ministrit Bushati vjen një ditë pasi Ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian ranë dakord me propozimet e Komisionit Europian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, në varësi të një progresi të besueshëm, veçanërisht për zbatimin e Reformes në Drejtësi.