KRYEFAQJA » LAJME » Bushati në Selanik: Shqipëria e vendosur të çojë përpara procesin e reformave dhe i transformimin e rajonit
Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë së Edi Ramës, që përfshiu në bisedime me fqinjin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës. Nacionalizëm për tepsi”, u shpreh Bushati.

Bushati në Selanik: Shqipëria e vendosur të çojë përpara procesin e reformave dhe i transformimin e rajonit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati mori pjesë në takimin e Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, i cili u mbajt në Selanik më 3 dhe 4 maj 2018, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Infrastrukturës të katër vendeve.

Në fjalën e mbajtur në Tryezën e Ministrave të Jashtëm, Ministri Bushati veçoi rëndësinë e këtij formati rajonal të bashkëpunimit për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e ndërveprimit në funksion të perspektivës së ardhshme evropiane të rajonit.  “Thellimi i angazhimeve tona do të konsolidojë më tej dialogun politik dhe bashkëpunimin rajonal të orientuar drejt BE-së, përmirësimin e mëtejshëm të lidhjeve tona të shumta përmes zhvillimit sektorial, bashkëpunimit ndërkufitar dhe përgatitjes më të mirë ndaj sfidave të sigurisë nga brenda dhe jashtë rajonit tonë”, tha ai. Gjithashtu Ministri Bushati theksoi se: “Procesi i reformave dhe i transformimit të rajonit tonë është i gjatë dhe i vështirë, por ne jemi të vendosur për të çuar përpara këtë angazhim. Shqipëria e ka merituar marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE si rezultat i reformave të ndërmarra si dhe në adresimin e 5 prioriteteve kyçe.
Ndonëse ka një lodhje nga zgjerimi dhe një lodhje nga evropianizimi, por sërish për ne nuk ka alternativë tjetër për zhvillimin apo për të konsoliduar sigurinë në rajonin tonë veç BE dhe NATO. Por nevoja kryesore mbetet dhënia e një substance procesit të integrimit në rajonin tonë” tha ministri shqiptar për Evropën dhe punët e jashtme.

Në kuadër të diskutimeve mes Ministrave të Brendshëm dhe të Infrastrukturës, u morën në shqyrtim aspektet e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar, me fokus luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe parandalimit të fatkeqësive natyrore, si dhe të situatës së ndërlidhjes mes rrjeteve të transportit rrugor e hekurudhor të vendeve tona dhe mënyrat e mundshme për të çuar përpara bashkëpunimin në këtë fushë.

Sicred