KRYEFAQJA » LAJME » Bushati në RTSH: Bisedimet Shqipëri – Greqi do të nisin për pak ditë

Bushati në RTSH: Bisedimet Shqipëri – Greqi do të nisin për pak ditë

 Bisedimet Shqipëri – Greqi do të nisin për pak ditë. Lajmin e bëri të ditur për RTSH ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, i cili gjendet për një vizitë në Brukseli. Zoti Bushati i tha gazetares Denada Shkodrani se pas autorizimit të presidentit Meta, negociatat do të hyjnë në rrjedhen e tyre teknike duke shpresuar një marrëveshje të zbatueshme për të dy palët. “Shpresoj shumë që për pak ditë ne të bëjmë raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke” tha zoti Bushati. Sipas tij ato do të bazohen mbi një punë voluminoze parapërgatitore që kanë ndodhur gjatë katër viteve. “Jemi shumë të vendosur për të shkuar drejt një marrëveshjeje, sa më të drejtë, sa më të ndershme, për të mos përsëritur asnjë nga gabimet e 2009-ës” tha më tej ministri Bushati. Ai shtoi më tej se e rëndësishme është që marrëveshja të jetë e zbatueshme.
I pyetur nëse autorizimi i presidentit kishte klauzola kufizuese, zoti Bushati tha se autorizimi është i bazuar në legjislacionin shqiptar dhe ka një material voluminoz, mjaftë të mirë orientues për grupin negociator.
Lidhur me zgjatjen e negociatave shefi i diplomacisë shqiptare tha se është e rëndësishme që në planin teknik negociatat po fillojnë dhe Shqipëria po shkon drejt një marrëveshjeje të re. “Kohëzgjatja e negociatave ka një rëndësi të dorës së dytë, pasi për ne rëndësi të dorës së parë ka produkti që do të dali nga këto negociata” tha zoti Bushati.

Sicred