KRYEFAQJA » LAJME » Bushati me ministrat e jashtëm të BE-së
Bushati, me ministrat e jashtëm, të BE-së

Bushati me ministrat e jashtëm të BE-së

Ministri i jashtem Ditmir Bushati, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së ne Estoni. Ne kete takim ku ishin te ftuar dhe Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve kandidate, ministri Bushati ritheksoi faktin se nevojitet një prani e shtuar e BE-së në Ballkanin Perëndimor, në kuadrin e një partneriteti të përforcuar në përballjen me sfidat e përbashkëta. Bushati informoi mbi masat dhe arritjet e Shqipërisë në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe shprehu mbështetjen e vazhduar dhe linjëzimin e plotë të Shqipërisë me politikën e BE-së, për adresimin e sfidave të sigurisë. Gjatë qëndrimit në Tallinn, Bushati zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij të Hungarisë, Peter Szijjarto ku e informoi mbi ecurinë e procesit të reformave në Shqipëri dhe përgatitjet për formimin e qeverisë së re.

Sicred