KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Me Greqinë po diskutojmë për një regjim të përbashkët kufitar
Bushati: Me Greqinë po diskutojmë për një regjim të përbashkët kufitar

Bushati: Me Greqinë po diskutojmë për një regjim të përbashkët kufitar

Seanca dëgjimore në komisionin e jashtëm parlamentar me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, prevaloi lehtësisht me një siguri më të madhe, tashmë nga pala shqiptare mbi faktin se Greqia do të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë. Përkundrejt gjithë ndjeshmërisë së të gjitha çështjeve në diskutim, ministri Bushati, kujtoi se efektet prekin drejtëpërdrejtë pronat e çamëve, por procedura e brendshme në Greqi është shumëfishe. “Ligji i luftës ekziston, për t’u hequr kërkon procedura të brendshme në Greqi, pasi Shqipëria me Greqinë nuk e ka, është e kundërta. Ka një angazhim konkret për ta hequr. Bëhet fjalë për tre kategori, pronat e shqiptarëve, të minoritarëve grekë me shtetësi shqiptare dhe për pronat e shtetit shqiptar. Janë regjime të ndryshme dhe për të bërë shfuqizimin” tha ndër të tjera zoti Bushati.
Çështjet që kanë nisur të diskutohen që në 2013, janë në proces, ka arritur të artikulojë ministri i jashtëm pas një debati nga anëtarët e komisionit mbi çështjet dhe procedurën e seancës dëgjimore. Ndërkohë në rrethin e çështjeve me Greqinë, puna për një një axhendë të përbashkët të regjimit kufitar, është bërë publike krahas marrëveshjes së detit të pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Ministri Bushati ka vlerësuar se situata e varrezave greke për të cilat është arritur dakortësi ligjore është një proces korrekt nga pala shqiptare.

Sicred