KRYEFAQJA » LAJME » Bushati : Marrëveshja e Detit – më e mirë se ajo e 2009-s

Bushati : Marrëveshja e Detit – më e mirë se ajo e 2009-s

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka përjashtuar të gjitha disfavorizimet nga marrëveshjet e reja që Shqipëria pritet të lidhi me Greqinë pas bisedimeve që dy vendet po zhvillojnë prej disa kohësh.
Në një video interpelancë me studentë të ekselencës Zoti Bushati duke sqaruar deklaratën atribuar ministrit të jashtëm grek Nikos Kocias, se Greqia do shtrihet deri në 12 milje në det të hapur drejt Shqipërisë, përjashtoi mundësinë që ajo ta ketë kushtëzuar me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. “Nuk e kemi ndjere vetë të kërcënuar në këto bisedime që zhvillohen prej vitesh, pasi ne besojmë se nuk është në interesin strategjik të Greqisë që të përdorë një politikë bllokuese ndaj Shqipërisë, sikundër në interesin tonë strategjik është që Greqia të jetë një prej mbështetësve tanë kryesore në rrugën e anëtarësimit në BE” tha zoti Bushati.
Ministri i jashtem shqiptar i ka cilësuar “shpifje” interpretimet e bisedimeve për “Marrëveshjen e Detit”. “Do ndjekim vendimmarrjen e Kushtetueses për “Marrëveshjen e Detit” tha zoti Bushati. “Pika e dytë e konturit tonë që kemi bërë të gjithë diskutimin me Greqinë, është e drejta ndërkombëtare. Dhe së treti kemi bërë një diskutim mbi legjislacionin e brendshëm. Kemi një mendim se çdo marrëveshje e re që do të krijohet me Greqinë do të jetë më e mirë për Shqipërinë se sa ajo e vitit 2009” tha ministri i jashtëm shqiptar. “Çështja e detit është pjesë e diskutimeve tona, dhe po ballafohen në këto negociata. Po bëhet nëpërmjet parimit të baraslargësisë dhe të territorit.  Duhet te kemi një marrëveshje që  të jetë e drejtë” sqaroi më tej shefi i diplomacisë shqiptare.
Në të njëjtat qëndrime ka qenë ministri i jashtëm shqiptar edhe për çështjen çame. “Prej vitit 2013 çështja çame është pjesë e dosjes diplomatike” tha zoti Bushati.
Ndërkohë heqja e “Ligjit të luftës” ka marrë një datë në qëndrimet e sotme zyrtare të Shqipërisë. “Qeveria Rama do deklarojë heqjen e ligjit të luftës vetëm kur të jetë materializuar në një akt ligjor nga pala greke. Shpresojmë brenda 6 mujorit të parë të 2018 do të duhet të shfuqizohet nga pala greke” tha ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një video interpelancë me studentë të ekselencës në universitetet shqiptare.

Sicred