KRYEFAQJA » LAJME » Bushati : “Kam firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator me Greqinë”
Bushati : "Kam firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator me Greqinë"

Bushati : “Kam firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator me Greqinë”

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka bërë të ditur se ka firmosur plotfuqishmërinë për grupin negociator me Greqinë. “Besoj se do biem dakord me zotin Kocias edhe për datat e takimeve dhe kalendarin si do operojë grupi i punës dhe nuk diskutohet që punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave” tha zoti Bushati para pak takimit në Tiranë me ministrin e jashtëm grek Nikos Kocias. Duke hedhur më shumë dritë rreth takimit ai tha se “Sot është një takim i radhës me homologun grek. Është në vijim të të gjithë mekanizmit të deialogut që ne kemi ngritur. Jemi në një fazë të re. Në disa fusha është bërë progres. Kemi fusha të tjera ku besojmë në ditët në vijim do të kemi mundësi që së bashku të deklarojmë progres. E kam fjalën për njohjen e ndërsjelltë të patentave” tha zoti Bushati.

Sicred