KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Dy nismat ndihmojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Bushati: Dy nismat ndihmojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Ndërsa Samiti i Triestes do të finalizoje dy nisma të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor, komitetin e transportit dhe zonën ekonomike rajonale, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, kërkon mbështetje më të madhe dhe financiare nga BE për zbatimin e projekteve. “Komisioni Europian është pjesë e këtij procesi, e mbështet procesin e Berlinit, është armata teknike e BE-së por vlen të theksohet dhe të ribëhet apeli që kjo mbështetje financiare është e pamjaftueshme për të ushqyer ambiciet e vendeve të ballkanit perëndimor” tha Bushati. Ministri i jashtëm shqiptar, thotë se pas 3 viteve nga nisma e Berlinit, takimet e përvitshme të vendeve të ballkanit perëndimor kanë prodhuar efekte pozitive politike, por mbetet ende shumë punë për rrugën europiane. Sipas tij, kjo nismë e vendeve të ballkanit perëndimor nuk rivalizon projektin europian të ballkanit perëndimor. “Në planin politik vet ballkani perëndimor është në kushte më të mira seç ishte para 3 apo 4 viteve. Aq më tepër 3 apo 4 vitet e shkuara me mandatin e komisionit Junker kishte një lloj pesimizmi përsa i përket të ardhmes së procesit të zgjerimit. Sot nuk është momenti për të marrë në shqyrtim procesin e Berlinit dhe efektivitetin e procesit të Berlinit por për të punuar sëbashku me institucionet e bashkimit europian për të zbatuar ato projekte për të cilat ne kemi rënë dakort në letër, ato projekte të cilat do të sillnin një ndryshim pozitiv dhe një përspektivë edhe më të prekshme politike-ekonomike për qytetarët tanë”. Për Shqipërinë e rëndësishme mbetet shpërndarja e selive të organizmave që do të prodhoje nisma e Samitit të Ballkanit Perëndimor. “Do të ketë disa seli dhe disa nisma dhe është krejt normale që të ketë një shpërndarje gjeografike sa më të balancuar” theksoj më tej ministri Bushati. Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor shërben si një tjetër mundësi për takime dhe shtim të bashkëpunimit mes vendimarrësve, duke krijuar një frymë më të mirë bashkëpunimi dhe një frymëmarrje të re ekonomike.

Sicred