KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Bisedimet me Kotzias kanë bërë progres të qenësishëm, shpresoj drejt zgjidhjeve konkrete!
Bushati: Bisedimet me Kotzias kanë bërë progres të qenësishëm, shpresoj drejt zgjidhjeve konkrete!

Bushati: Bisedimet me Kotzias kanë bërë progres të qenësishëm, shpresoj drejt zgjidhjeve konkrete!

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka deklaruar të shtunën në mbrëmje se bisedimet mes tij dhe homologut grek Nikos Kotzias që po mbahen prej dy ditën në Korçë,  kanë bërë progres të qënësishëm. “Duhet të na mirëkuptoni se këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjera, e shtrirë në kohë në 70 vite histori. Mund tju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm” tha zoti Bushati për gazetarët pas bisedimeve që zgjatën 10 orë. Ky ishte deklarimi i parë rreth këtyre bisedimeve që po ndiqen me mjaft interes. Ministri i jashtëm shqiptar, tha se të dielën “”…do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve”. “Nuk ka asgjë sekrete sepse temat janë thënë nga të dyja palët. Jemi në procesin e shtjellimit të mëtejshëm të argumenteve dhe shpresoj edhe drejt zgjidhjeve konkrete” tha zoti Bushati. Më parë ishte njoftuar se temat e pritshme ishin ligji i luftës  që është në fuqi ne Greqi, ligji për hapsirën detare, çështja çame, varrezat e ushtarëve grek, minoriteti grek në Shqipëri, por edhe emigrantët shqiptarë në Greqi.

Sicred