KRYEFAQJA » LAJME » Bushati: Bisedimet me Greqinë i zhvillon qeveria

Bushati: Bisedimet me Greqinë i zhvillon qeveria

Negociatat me Greqinë janë vendosur të hënën në syrin institucional Presidencë – Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Ndërsa burime të besueshme bëjnë të ditur se Presidenca i ka hartuar një përgjigje kërkesës së një jave më parë të ministrisë së jashtme për autorizimin e negociatorëve me Greqinë, ministri Ditmir Bushati ka shfrytëzuar kontekstin e negocimeve për integrimin europian për të kujtuar se aktori që negocion është qeveria. “Është e vërtetë që qeveria është aktori kryesor që negocion, meqënëse kanë lindur spekulime ditët e fundit se kush negocion në emër të Republikës së Shqipërisë. Si në çdo vend tjetër të botës mund të them se në emër të Republikës së Shqipërisë negocion qeveria” ka thënë zoti Bushati. Në kontekstin e pritmërisë ndaj vendimeve europiane për Shqipërinë, ministri i jashtëm ka kujtuar se zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rajon është po aq e rëndësishme për realizimin e pritmërive.

Sicred