KRYEFAQJA » LAJME » Burrë e grua kërcënojnë nga maja e vinçit
Burrë e grua kërcënojnë nga maja e vinçit

Burrë e grua kërcënojnë nga maja e vinçit

Kërcënimi me vetvrasje në këmbim të realizimit të kërkesave, duket se fatkeqësisht po kthehet në modë. Mëngjesin e së mërkurës nga maja e vinçit në afërsi të Pallatit të Kulturës, dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua dhe ish-të përndjekur politik, kërkuan të bisedojnë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe Ministren e Arsimit Lindita Nikolla. Ata i thanë policisë se po kërkojnë marrjen e dëmshpërblimit për vitet e burgut si dhe kujdes financiar për fëmijët, pasi nuk kanë mundësi të përballojnë arsimimin e tyre. Pas gati dy orësh negociatash me policinë, çifti pranoi të zbriste nga vinçi dhe u shoqërua në komisariatin e policisë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Dy ditë më parë nga i njëjti vinç një 35 vjeçar  kërcënoi vetëvrasje pasi ish gruaja nuk e lejonte të takonte fëmijët..

Sicred