KRYEFAQJA » LAJME » Burg për gjyqtarin e apelit
Burg për gjyqtarin e apelit

Burg për gjyqtarin e apelit

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dielën për masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i arrestuar cili u arrestua të premten nën akuzën e korrupsionit. Hetimet ndaj gjyqtarit kishin nisur në janar të këtij viti pas informacioneve se gjykatat shqiptare po i jepnin lirinë Gentian Dodës, i akuzuar për vrasje dhe i ekstraduar nga Amerika 5 vjet më parë. Por ajo çka e ka rënduar më tej pozitën e gjyqtarit ishte se gjatë një kontrolli në banesën e tij u sekuestruan 174 mijë eurë, mbi 10 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë. Shkëlqim Miri, është një gjytar me rreth 20 vite përvojë, por shuma e gjetur nuk justifikohet me pagën e tij.
Më shumë se një rast i veçuar, ngjarja po shikohet edhe në konteksin e Reformës në Drejtësi dhe procesit të vetingut që tashmë ka nisur në drejtësinë shqiptare.

Sicred