KRYEFAQJA » LAJME » Burg për dentisten, mashtroi biznesmenët

Burg për dentisten, mashtroi biznesmenët

Gjykata e Durrësit la në burg Olesia Dukën, e akuzuar për mashtrim të disa personave. Edhe pse mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë dhe vetë Duka kërkoi të hetohej e lirë, gjykata rikonfirmoi masën e sigurisë arrest me burg. Një ditë më parë, e njëjta Gjykatë vendosi masën e sekuestros preventive për 4 apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të Olesia Dukës. Sipas organit të akuzës, 38- vjeçarja nuk ka justifikuar deri tani që pasurite e saj të jenë krijuar me burime të ligjshme. Dentistja akuzohet se ka mashtruar disa persona në Tiranë e Durrës, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro. Ajo është paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe, vlera monetare përkundrejt premtimit për t’ju dërguar lëndën e parë me çmim favorizues shumice, mall të cilin nuk ua dërgonte.

Sicred