KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bullgaria mer presidencën e BE-së

Bullgaria mer presidencën e BE-së

Bullgaria ka marë sot udhëheqjen e presidencës së BE duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që mer një pozitë të tillë për gjashtë muajt në vazhdim. Bullgaria është bërë pjesë e BE në 2017-ën, dhe tani pritet të rrisë prespektivën për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor drejt anetarësimit në BE. “Kur flasim për një Europë të bashkuar nuk duhet të harrojmë së Ballkanit Përndimor i duhet një prespektivë e qartë dhe lidhje mes tyre e vendeve anëtare” shkruhet në faqen presidenciale të Bullgarisë. Presidenca Bullgare do të udhëheqë në kohën kur BE është duke vendosur se cilat do të jenë marrëdheniet me Britanine e Madhe pas largimit të kësaj të fundit nga blloku në mars të vitit 2019. Bullgaria është përballur me kritika nga BE pasi vendet anëtare kanë përmendur mungesën e një bilanci ekonomik dhe çështje të tjera sociale duke vënë theksin edhe tek nivelet e larta të korrupsionit.

Sicred