KRYEFAQJA » LAJME » Bullgaria inicon reduktimin tarifat e roamingut mes BE dhe BP

Bullgaria inicon reduktimin tarifat e roamingut mes BE dhe BP

Bashkimi Europian do të reduktojë tarifat e roamingut mes vendeve anëtare dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Paralajmërimi i bërë pak ditë më parë nga ambasadori bullgar në BE, ndjek propozimin e komisioneres Maria Gabriel në tetor pranë ekzekutivit europian për nisjen e procedurave të ngjashme si ato të vendeve anëtare që çuan në heqjen e tarifave të telefonisë celulare me koeficient shtesë roaming brenda hapësirave te BE.
Komisioni Europian e ka diskutuar këtë të hënën me operatorët telefonikë në vendet ballkanike dhe ka kujtuar se në kuadrin e këshillit europian special që do të mbahet në Sofje në maj kushtuar Ballkanit Perëndimor do të donte të ndërmerrte hapa për të thjeshtuar procesin dhe nxitur zhvillime pozitive në tregun e telefonisë në rajon. Në deklaratën zyrtare të takimit ekzekutivi europian paraqet të ketë pyetur kompanitë në rajon që të paraqesin opsione të mundshme si psh të një marrëveshjeje tregtare të lirë për të ulur tarifat mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtin njoftim kompanitë tregohet të kenë rënë dakort të paraqesin propozimet e tyre në komision javët e ardhshme.
Nisma është përfshirë në përparësitë e Presidencës Bullgare dhe do të shqyrtohet gjatë Samitit Dixhital që do të zhvillohet në Sofje. Ambasadori bullgar në BE kujtoi se aktualisht plani i tarifimit celular për biseda nga vendet e Ballkanit Perëndimor është rreth 2 ose 3 euro për minutë, përkundrejt tarifimit zero nga çdo vend tjetër brenda Bashkimit Europian. Ky tarifim përbën aktualisht dhe një mospërputhje hapësinore në momentin kur një vend anëtar i BE siç është Bullgari, tarifohet zero po është praktikisht më larg BE se vendet që tarifohen për roaming si Shqipëria e Maqedonia. “Ne duam ta ndryshojmë këtë” ka këmbëngulur në deklarimet e tij diplomati bullgar pranë BE-së dhe kemi mbështetjen e Komisionit Europian që ta bëjmë të ndodhë. Vetë BE arriti tarifimin zero pas një procesi disavjeçar vetëm vitin e kaluar. Nxitje e parashikuar synon reduktimin e tarifave mes vendeve si Shqipëria, Bosne-Herzegovina, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, dhe Serbia në muajt e ardhshëm për reduktimin e tyre të plotë gradualisht.

Sicred