KRYEFAQJA » LAJME » Bullgaria dërgon ndihma për të përmbyturit në Shqipëri
Bullgaria dërgon ndihma në ndihmë të të përmbyturve në Shqipëri

Bullgaria dërgon ndihma për të përmbyturit në Shqipëri

Sot në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas,  u ul avioni i parë bullgar i FA “Spartan”  që solli ndihma humanitare nga Bullgaria për të dëmtuarit nga përmbytjet gjatë javës së kaluar, njoftoi ambasada bullgare në Tiranë. Dërgesa e parë përmban batanije, tenda dhe çarçafë. Sot dhe nesër do të vijnë edhe avionë të tjerë me produkte ushqimore, ujë dhe sende të nevojës së parë. Ndihmat i njoftoi një ditë më parë kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ato janë siguruar nga rezervat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, Ministrisë së Brendshme dhe Kryqit të Kuq Bullgar.  Sipas Ministrisë së Brendshme të Bullgarisë, ndihma e akorduar është 8 ton dhe përmban tenda, batanije, dyshekë, kuti të ndihmës së parë dhe ushqim.

Sicred