KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Bullgari: Fiton zgjedhjet partia e ish-kryeministrit Borisov

Bullgari: Fiton zgjedhjet partia e ish-kryeministrit Borisov

Rezultatet zyrtare në Bullgari tregojnë se partia pro-perëndimore e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka fituar zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që socialistët pro-rusë kanë pranuar humbjen. Me 90 përqind të votave të numëruara, mëngjesin e sotëm, Partia GERB e Borisovit ka 32.5 përqind të votave, ndërsa Partia Socialiste 26.8 përqind. Rezultatet përfundimtare priten më 30 mars. Borisov mund të marrë mandatin për të formuar kabinetin e tij të tretë, por paraprakisht duhet të formojë koalicion me disa parti të vogla. Zgjedhjet e së dielës janë vëzhguar nga afër, nga frika se çfarë drejtimi do të marrë Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.

Sicred