KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bujqësia, Panariti: Të vegjëlit të mbështeten direkt, biznesi i madh me kredi

Bujqësia, Panariti: Të vegjëlit të mbështeten direkt, biznesi i madh me kredi

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim mendon se skema e Qeverisë Rama për bujqësinë ndëshkon fermerët e vegjël dhe favorizon sipërmarrësit në bujqësi. “Bujqësia po përgatitet të financohet nga skema që nxjerrin jashtë loje femerët e vegjël e të mesëm, bujqit dhe blegtorët e varfër, të cilët kanë nevojë urgjente për mbështetje financiare” tha ish ministri i Buqësisë Edmond Panariti aktualisht deputet i LSI në opozitë. “Fondet favorizojnë vetëm të mëdhenjtë dhe të fuqishmit dhe mesazhi që jepet është i qartë: të mëdhenjtë të gëlltisin të vegjëlit. Ky konsiderohet edhe si qëndrimi i qartë i Qeverisë” tha zoti Panariti. Sipas tij modeli i zgjedhur nxit braktisjen e fshatit dhe të tokave bujqësore.
Zoti Panariti publikoi propozimin e LSI-së, sipas të cilit “Fondet e mbështetjes financiare për fermerët, blegtorët dhe bujqit të shkojnë si mbështetje direkte për ta, ndërsa sipërmarrja e madhe bujqësore të mbështet me kredi të favorshme”. Ai kujtoi me këtë rast se për këtë qëllim Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje me BERZH. Sipas qeverisë shqiptare këtë vit për bujqësinë pritet të lëvrohen mbi 90 milionë euro subvencione.

Sicred