KRYEFAQJA » LAJME » Bujqësi, shpallen fituesit e fazës së parë për subvencione

Bujqësi, shpallen fituesit e fazës së parë për subvencione

80 përqind e aplikantëve për të përfituar fonde nga skema kombëtare mbështetëse në bujqësi do rezultojnë fitues këtë vit. Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, nga Korça bëri të ditur se këtë vit kishte 6 mijë aplikime, ose 30 përqind më shumë se një vit më parë. Nga faza e parë, që u mbyll me 28 mars u shpallën 3 600 fitues, ndërsa me rialokimin e fondeve kjo shifer pritet të rritet me 1 mijë.
“Numri i përfituesve pritet të shkojë nga 3 600 në rreth 4 500 – 4 600″ tha zoti Peleshi. “Natyrisht pjesa dërrmuese, mbi 80 përqind, mbase 90 përqind e atyre që kanë vizituar sportelet e aplikimit do të përfitojnë, në qoftë se i kanë dokumentet në rregull” shtoi ministri i bujqësisë.
Skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural përfshijnë bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin, zhvillimin rural, agroturizmin, peshkimin, çertifikimin dhe sigurinë ushqimore, ndërsa fondi i parashikuar për to është 2 milion e 565 mijë lekë. Për herë të parë këtë vit fermerët aplikuan online, në 20 Agropika, dhe pa dokumentacion.

Sicred