KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Bujqësi, rriten burimet e financimit

Bujqësi, rriten burimet e financimit

Programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare për këtë vit. Për ti lehtësuar edhe më shumë procedurat dhe për të qenë përfitues i kredimarrjeve, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi nënshkroi një “Marrëveshje Bashkëpunimi” me 5 institucione financiare të kreditidimit dhe me tri banka, e cila pritet të çelë “Thirrjen e parë” në fillim të vjeshtës ku do të nënshkruajnë kontrata me Agjensinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor. “Ajo që ne po bëjmë sot, në fakt është një lajm shumë i mirë për të gjitë të interesuarit potencialë të skemës së IPARD-it, sepse me 5 institucione financiare të kreditidimit dhe me tri banka pjesë e programit tonë të “Fondit të Garancisë”, po firmosim një marrëveshje, sipas së cilës të gjithë fituesit e IPARD-it, do të kenë mundësi të aksesojnë burimet e financimit me kredi, pranë këtyre institucioneve në një kohë më të shpejtë, me kushte gjithnjë e më të mira” tha zoti Peleshi.
Kontrata e fituesit me AZHBR-në do të shërbejë si një kolateral, për marrjen e këtyre kredive me kushte lehtësuese. “…të gjithë të interesuarit e IPARD-it, të cilët akoma e kanë të pazgjidhur financimin e pjesës tjetër të projekt-idesë të tyre, pra rreth të 50%, që iu duhet ta financojnë nga burimet e veta, ne u japim tani mundësinë e financimit me kreditim, nga këto tetë institucione financimi dhe banka, të cilat angazhohen në një farë mënyre, mbase nxitohem ta them, e pranojnë si një kolateral shumë të fortë, marrëveshjen e subjektit me Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural për fitimin e një granti.” spjegoi ministri i bujqësisë Niko Peleshi.
Kjo marrëveshje do të nxisë zhvillimin e financimeve të qëndrueshme në sektorin e agrobiznesit duke ofruar në vazhdimësi linja të kreditimit të biznesit me norma te favorshme.

Sicred