KRYEFAQJA » LAJME » Bufon: “Ne do të luajmë për të bërë një ndeshje të bukur, për të përmirësuar imazhin tonë”

Bufon: “Ne do të luajmë për të bërë një ndeshje të bukur, për të përmirësuar imazhin tonë”

Për të gjithë shqiptarët ka qenë një ëndërr të luanin me Italinë, jo vetëm për tifozët por edhe për ata që luajnë këtë sport. Por si e shikon portieri i kombëtares së Italisë, Xhixhi Bufon sfidën me kombëtaren shqiptare. “Mendoj se Shqipëria në vitet fundit është përmirësuar shumë. I kemi parë ndeshjet e kombëtares shqiptare që bëri në Evropian dhe e kemi admiruar për atë çka pamë në fushën e lojës. Prandaj e respektojmë dhe uroj që kjo Shqipëri të gjejë përballë sot në mbrëmje një Itali që të jetë në gjendje të bëjë një ndeshje të bukur” tha Bufon. Italia është tashmë në play-off, a mendon Bufon se do të jetë thjesht një miqësore ajo që do të luhet sot në mbrëmje në Loro Boriçi? “Ne duhet të luajmë për të bërë një ndeshje të bukur, për të përmirësuar imazhin tonë. Pasi vijmë nga dy sfida jo të mira, ajo me Spanjën dhe Maqedoninë. Sot kemi rastin për të rinisur dhe për të arritur rezultate të mira”.Cili mendon se është ndryshimi midis kombëtares së drejtuar nga De Biazi dhe asaj që po drejton tashmë panuçi, sipas Bufon. “Duhet të luajmë që ta kuptojmë. Shqipëria e De Biazit ka çuditur të gjithë me atë çka bëri ë Evropian. Ajo e Panuçit është e re, por duke njohur trajnerin, eksperiencën e tij në futboll e duke njohjur aftësitë e tij besoj se Shqipëria do të ketë rritje e do të arrijë rezultate”.

Sicred