KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Buenos Aires, policia sekuestron 400 kg kokainë në ambasadën ruse

Buenos Aires, policia sekuestron 400 kg kokainë në ambasadën ruse

Policia argjentinase ka sekuestruar 400 kilogramë kokainë në ambasadën ruse të Buenos Airesit, si dhe ka ndaluar disa anëtarë të një bande të trafikimit të narkotikëve. Ministrja argjentinase e sigurisë, tha në një konferencë për shtyp se droga që u zbulua në një godinë shtesë të ambasadës kishte një vlerë tregu prej rreth 50 milione dollarësh. “Një bandë narkotrafikantësh po përpiqej të përdorte një shërbim diplomatik postal të ambasadës ruse, për ta transportuar drogën për në Europë” tha ajo. Policia ruse dhe ajo argjentinase kishin vendosur të ndërmerrnin operacionin pasi ambasadori rus i informoi për gjetjen e drogën në dhjetor të vitit 2016. Agjentët e zëvendësuan drogën me miell, dhe i vendosën pajisje gjurmuese.
Droga, e një shkalle shumë të lartë pastërtie, ishte e destinuar për në Rusi dhe ndoshta dhe në Gjermani, ku dyshohet se jeton edhe truri i bandës. Ministrja argjentinase e sigurisë shtoi se agjentët rusë kishin shkuar në Argjentinë tre herë për të asistuar hetimin, i cili vijoi më shumë se një vit. Pesë persona u arrestuan gjatë operacionit. Dy në Argjentinë dhe tre në Rusi. Një nga dy eprsonat e arrerstuar në Argjentinë është rus i natyralizuar, anëtar i forcave policore të Buenos Aires. Hetuesit besojnë se kokaina e ka origjinën nga Kolumbia ose Peruja.

Sicred