Krerët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Budapest në Konferencën e tyre të Tetë. Në të po merr pjesë dhe kreu i parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi.Në konferencë do të diskutohet përmes formatit të ligjvënësve mbi çështje të integrimit europian, rezultate dhe aspirata. Ne kuadër të kësaj konference zoti Ruci do të kete takime me mikpritësin e tij hungarez, dhe homologët e tij nga Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.
