KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » BSH shton paranë në qarkullim
Ku t’i gjej paratë që më duhen?

BSH shton paranë në qarkullim

Banka e Shqipërisë ka shtuar sasinë e parasë në qarkullim përgjatë muajit korrik. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se shuma e të gjithë monedhës së emetuar nga Banka Qëndrore është rritur me 20.1 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja e parasë në qarkullim përgjatë muajve të verës është një fenomen i përvitshëm nga ana e Bankës së Shqipërise, pasi behet per te zbutur efektin e kursit te kembimit nga prurjet e shtuara ne valute te huaj. Per kete arsye zakonisht pergjate muajve te veres, kohe kur numri i emigranteve dhe turisteve te huaj eshte i larte, banka emeton me shume para ne qarkullim. Keshtu vetem ne tre muajt e fundit, per periudhen maj- korrik sasia e parase ne qarkullim eshte rritur me me shume se 6 miliarde leke. Nderkohe qe referuar te dhenave zyrtare korriku i ketij viti shenon muajin me sasine me te larte te parase ne qarkullim pergjate dhjete viteve te fundit. Krahasuar me korrikun e vitit 2007 paraja ne qarkullim eshte rritur me 105 miliarde leke.

Sicred